Navigimi

Udhëtim

Duaja gjatë hipjes në mjetin e udhëtimit

بِسْمِ اللَّهِ، وَالْحَمْدُ للَّهِ، ﴿سُبْحَانَ الَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَذَا وَمَا كُنَّا لَهُ مُقْرِنِينَ وَإِنَّا إِلَى رَبِّنَا لَـمُنْقَلِبُونَ﴾، الْحَمْدُ لِلَّهِ، الْحَمْدُ لِلَّهِ، الْحَمْدُ لِلَّهِ، اللَّهُ أَكْبَرُ، اللَّهُ أَكْبَرُ، اللَّهُ أَكْبَرُ، سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي فَاغْفِرْ لِي؛ فَإِنَّهُ لَا يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا أَنْتَ.

“Bismil-lãh” welḥamdu lil-lãh. “Subḥãnel-ledhĩ seḣ-ḣara lenã hãdhã, we mã kunna lehũ muḳrinĩn, we innã ilã Rabbinã le munḳalibũn”. Elḥamdu lil-lãh, Elḥamdu lil-lãh, Elḥamdu lil-lãh! All-llãhu Ekber, All-llãhu Ekber, All-llãhu Ekber! Subḥãnekall-llãhumme innĩ ḍhalemtu nefsĩ, feġfir lĩ, fe innehu lã jeġfirudh-dhunũbe il-lã Ente.

Me emrin e Allahut! Falënderimi i takon Allahut! I Dëlirë nga të metat është Ai që na dha mundësi ta përdorim këtë (kafshë a mjet), se ne nuk do të mund ta kishim atë nën pushtet, dhe ne me siguri pas vdekjes do të kthehemi te Zoti ynë! Falënderimi i takon Allahut! Falënderimi i takon Allahut! Falënderimi i takon Allahut! Allahu është më i madhi! Allahu është më i madhi! Allahu është më i Madhi! I Patëmeta je Ti o Allah! Me të vërtetë, unë i kam bërë padrejtësi vetes duke bërë gjynahe, prandaj m’i fal gjynahet, se askush tjetër veç Teje nuk mund t’i falë ato!

Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. (Sahih Tirmidhi).

Duaja e udhëtimit

اللَّهُ أَكْبَرُ، اللَّهُ أَكْبَرُ، اللَّهُ أَكْبَرُ، ﴿سُبْحَانَ الَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَذَا وَمَا كُنَّا لَهُ مُقْرِنِينَ وَإِنَّا إِلَى رَبِّنَا لَـمُنْقَلِبُونَ﴾. اللَّهُــــمَّ إِنَّــــــا نَسْــــــــــــأَلُكَ فِي سَـــــــفَـــــــرِنَا هَـــــــــذَا البِـــــرَّ وَالتَّــــقْوَى، وَمِــنَ الْعَــــمَلِ مَــا تَرْضَى، اللَّهُــــمَّ هَــــوِّنْ عَلَيْــــنَا سَــفَرَنَا هَذَا وَاطْوِ عَنَّا بُعْدَهُ، اللَّهُــــمَّ أَنْتَ الصَّــــاحِبُ فِي السَّـــــفَرِ، وَالْخَليفَةُ فِي الْأَهْلِ، اللَّهُــمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ وَعْـــــثَاءِ السَّـــفَرِ، وَكَآبَةِ الْمَنْــــظَرِ، وَسُوءِ الْمُنْـــقَلَبِ فِي الْمَالِ وَالْأَهْلِ.

All-llãhu Ekber, All-llãhu Ekber, All-llãhu Ekber! Subḥãnel-ledhĩ seḣ-ḣara lenã hãdhã, we mã kunnã lehũ muḳrinĩn, we inna ilã Rabbinã le munḳalibũn. All-llãhumme innã nes’eluke fĩ seferinã hãdhã el birr-rra wet-taḳwã, we minel ‘ameli mã terḍã, All-llãhumme hewwin ‘alejnã seferanã hãdhã, weṭwi ‘annã bu’ëdehu, All-llãhumme Enteṣ-ṣãḥibu fis-seferi, wel ḣalĩfetu fil ehli, All-llãhumme innĩ e’ũdhu bike min wa’ëthãis-sefer, we keãbetil menḍhar, we sũil munḳalebi fil mãli wel ehl.

Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Madhi! “I Pastër nga të metat është Ai që na dha mundësi ta përdorim këtë (kafshë a mjet), se ne nuk do të mund ta kishim atë në përdorim, dhe ne me siguri pas vdekjes do të kthehemi te Zoti ynë!”. O Allah! Ne të lutemi që, në këtë udhëtim, të na mundësosh të bëjmë vepra të mira, të ruhemi nga gjynahet dhe të bëjmë ato punë të cilat Ti i pëlqen! O Allah! Na e lehtëso udhëtimin dhe na e mundëso ta përshkojmë shpejt dhe pa vështirësi distancën e largët! O Allah! Ti je Shoqëruesi (Ruajtësi dhe Ndihmuesi) ynë në udhëtim dhe Ai që kujdeset për familjet tona. O Allah, më ruaj nga vështirësitë e udhëtimit, nga pamja e gjendja e trishtueshme dhe nga kthimi hidhërues për gjendjen e pasurisë dhe të familjes!). Edhe kur kthehesh, thuhen të njëjtat fjalë, duke shtuar:

آيبُونَ، تَائِبُونَ، عَابِدُونَ، لِرَبِّنَا حَامِدُونَ.

Ãjibũne, tãibũne, ‘ãbidũne li rabbinã ḥãmidũn!

Po kthehemi nga udhëtimi të penduar për gjynahet, adhurues, dhe falënderues ndaj Zotit tonë!

Muslimi

Duaja e hyrjes në ndonjë fshat apo qytet

اللَّهُمَّ رَبَّ السَّمَوَاتِ السَّبْعِ وَمَا أَظْلَلْنَ، وَرَبَّ الأَرَضِينَ السَّبْعِ وَمَا أَقْلَلْنَ، وَرَبَّ الشَّياطِينِ وَمَا أَضْلَلْنَ، وَرَبَّ الرِّيَاحِ وَمَا ذَرَيْنَ، أَسْأَلُكَ خَيْرَ هَذِهِ الْقَرْيَةِ، وَخَيْرَ أَهْلِهَا، وَخَيْرَ مَا فِيهَا، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا، وَشَرِّ أَهْلِهَا، وَشَرِّ مَا فِيهَا.

All-llãhumme Rabbes-semãwãtis-seb’i we mã aḍhlelne we rabbel erãḍĩnes-seb’i we mã aḳlelne, we Rabbesh-shejãṭĩni we mã aḍlelne, we Rabberr-rrijãḥi we mã dherajne! Es’eluke ḣajra hãdhihil ḳarjeti we ḣajra ehlihã we ḣajra mã fĩhã, we e’ũdhu bike min sherrihã we sherri ehlihã we sherri mã fĩhã.

O Allah, Zot i shtatë qiejve dhe gjithçkaje që qiejtë kanë nën strehë! Zot i shtatë tokave dhe gjithçkaje që ato mbajnë! Zot i shejtanëve dhe atyre që ata i kanë çuar në humbje! Zot i erës dhe asaj që ato shpërndajnë! Të lutem të më japësh të mirën e këtij vendbanimi, të mirën që vjen nga banorët e tij, të mirën e gjithçkaje që gjendet në të! Të kërkoj të më mbrosh nga dëmi i këtij vendbanimi, dëmi i banorëve të tij dhe dëmi i gjithçkaje në të!

Hakimi dhe Ibn Sunni.

Duaja e hyrjes në treg

لَا إلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيْكَ لَهُ، لَهُ الـمُلْكُ وَلَهُ الْـحَمْدُ، يُحْيِي وَيُمِيتُ، وَهُوَ حَيٌّ لَا يَمُوتُ، بِيَدِهِ الْخَيْرُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيءٍ قَدِيرٌ.

Lã ilãhe il-lall-llãhu waḥdehu lã sherĩke leh, lehul mulku we lehul ḥamdu, juḥjĩ we jumĩt, we huwe Ḥajjun lã jemũtu, bi jedihil ḣajru, we huwe ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr.

S’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia. Ai jep jetë dhe jep vdekje! Ai është i Gjallë, i Pavdekshëm! E gjithë e mira është në dorë të Tij. Dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!

Tirmidhiu (Sahih Tirmidhi).

Duaja kur të pengohet mjeti i udhëtimit

بِسْمِ اللَّـهِ.

Bismil-lãh.

Me emrin e Allahut.

Ebu Davud (Sahih Ebu Davud).

Duaja e udhëtarit për atë që nuk udhëton

أَسْتَوْدِعُكُمُ اللهَ، الَّذِي لَا تَضِيعُ وَدَائِعُهُ.

Estewdi’ukumull-llãhe el-ledhĩ lã teḍĩ’u wedãi’uhu.

Ju lë amanet tek Allahu, të Cilit nuk i humbin amanetet.

Ahmedi (Sahih Ibn Maxhe).

Duaja e atij që nuk udhëton për udhëtarin

1

أَسْتَوْدِعُ اللَّهَ دِينَكَ، وَأَمَانَتَكَ، وَخَوَاتِيمَ عَمَلِكَ.

Estewdi’ull-llãhe dĩneke we emãnetek, we ḣawãtĩme ‘amelike!

Po i lë amanet Allahut fenë tënde, amanetin tënd dhe përfundimin e veprave të tua!

Ahmedi (Sahih Tirmidhi).

2

زَوَّدَكَ اللهُ التَّقْوَى، وَغَفَرَ ذَنْبَكَ، وَ يَسَّرَ لَكَ الـخَيْرَ حَيْثُ مَا كُنْتَ.

Zewwedekall-llãhut-taḳwã, we ġafera dhenbeke, we jessera lekel ḣajra ḥajthu mã kunte!

Allahu të pajistë me devotshmëri! Allahu të faltë gjynahun! Allahu ta bëftë mbarë të mirën, kudo qofsh!

Tirmidhiu (Sahih Tirmidhi).

Tekbiri dhe tesbihu gjatë udhëtimit

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se kur ngjiteshin përpjetë, thonin (اللَّهُ أَكْبَرُ) All-llãhu Ekber, kurse kur zbrisnin tatëpjetë, thonin (سُبْحَانَ اللَّهِ) ‘Subḥãnall-llãh’.

Buhariu

Duaja e udhëtarit para agimit të mëngjesit

سَمِعَ سَامِعٌ بِـحَمْدِ اللَّـهِ، وَحُسْنِ بَلائِهِ عَلَيْنَا، رَبَّنَا صَاحِبْنَا، وَأَفْضِلْ عَلَيْنَا عَائِذًا بِاللـهِ مِنَ النَّارِ.

Semmia sãmi’un biḥamdil-lãhi we ḥusni belãihi ‘alejnã, Rabbenã ṣãḥibnã we efḍil ‘alejnã ‘ãidhen bil-lãhi minen-nãr.

Kush dëgjon lavdin që po i bëjmë Allahut për begatitë dhe mirënjohjen që po i shprehim Atij për mirësitë, le t’ia përcjellë një tjetri! O Zoti ynë! Na ruaj dhe na jep mirësi! I lutemi Allahut të na mbrojë nga Zjarri!

Muslimi

Duaja kur të ndalemi në ndonjë vend, qoftë në udhëtim apo jo

أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ.

أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ.

Mbrohem me fjalët e përkryera të Allahut nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar!

Muslimi

Duaja e kthimit nga udhëtimi

لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ، وَلَهُ الْحَمْدُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ، آيِبُونَ، تَائِبُونَ، عَابِدُونَ، لِرَبِّنا حَامِدُونَ، صَدَقَ اللَّهُ وَعْدَهُ، وَنَصَرَ عَبْدَهُ، وَهَزَمَ الْأَحْزابَ وَحْدَهُ.

Lã ilãhe il-lall-llãhu waḥdehu lã sherĩke leh, lehul mulku, we lehul ḥamdu, we huwe ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr, ãjibũne, tãibũne, ‘ãbidũne, li Rabbinã ḥãmidũn. Sadeḳall-llãhu wa’ëdehu, we neṣara ‘abdehu, we hezemel aḥzãbe waḥdehu.

Kur kthehej nga udhëtimi i luftës ose haxhit, Profeti ﷺ bënte tri tekbir-e mbi çdo vend të ngritur të tokës, e pastaj thoshte:

S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i Pashoq! Vetëm Atij i përket sundimi dhe lavdia. Ai është i Fuqishëm për çdo gjë! Po kthehemi nga udhëtimi të penduar për gjynahet, adhurues dhe falënderues ndaj Zotit tonë!

Allahu e përmbushi premtimin e Vet (me ngadhënjimin e fesë), e ndihmoi robin e Vet për fitoren kundër qafirëve dhe i mposhti i Vetëm grupet aleate (në luftën e Hendekut, pa bërë luftë muslimanët).

Profeti ﷺ e bënte këtë dhikër kur kthehej nga ndonjë betejë ose nga haxhi.

Buhariu dhe Muslimi.