Navigimi

Çka është Islami dhe Imani

Kam shkruar këtë që vijon si përgjigje të asaj që Allahu më ka mundësuar që të kuptoj – nuk ka as fuqi e as ndryshim, përveçse me lejen e Allahut, të Lartit, të Plotfuqishmit. Nuk ka sukses, përveçse tek Allahu, e Ai është i vetmi që shpie në atë që është e saktë.

Dije se ekziston një numër i madh i muslimanëve, dijetarë si dhe jo dijetarë, të cilët pohojnë se muslimani duhet ti bashkëngjitet një prej medhhebeve të imamëve (rahimehumullah). Prej këtyre medhhebeve janë ndër të tjera medhhebi i Ebu Hanifës (medhhebi Hanefi), i Malikut (medhhebi Maliki), i Shafiut (medhhebi Shafi’i) dhe i Ahmedit (medhhebi Hanbeli). Kjo është gabim dhe injorancë dhe mungesë e dijes islame.

Është transmetuar në hadithin autentik dhe të njohur të Xhibrilit (alejhis-selam) se ai e pyeti të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) për islamin. Atëherë i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) u përgjigj si më poshtë:

”Islami është të dëshmosh se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh muajin e Ramazanit dhe ta kryesh haxhin në shtëpinë e shenjtë po pate mundësi.”

Pastaj ai e pyeti në lidhje me imanin dhe ai u përgjigj:

”Të besosh: Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, ditën e ringjalljes dhe të besosh në kaderin (caktimin), qoftë i mirë, qoftë i keq.”

Pastaj ai e pyeti në lidhje me ihsanin dhe u përgjigj:

”Ta adhurosh Allahun sikurse je duke e parë. Edhe pse nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.”

Transmeton Muslimi (8).

Në hadithin e Abdullah bin Umerit transmetohet se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Islami është ndërtuar mbi pesë: Dëshmia se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi në muajin Ramazan, dhe kryerja e haxhit në shtëpinë e shenjtë po pate mundësi.”

Gjithashtu Muslimi transmetoi nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se një njeri erdhi tek profeti (salAllahu alejhi ue selem) dhe i tha:

”O i dërguari i Allahut, më udhëzo në një vepër që do të me futë në xhenet në qoftë se unë e bëjë atë.”

Ai (salAllahu alejhi ue selem) i tha:

”Të dëshmosh se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut, dhe se Muhammedi është i dërguar i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin dhe të agjërosh muajin e Ramazanit.”

Pastaj pyetësi tha: ”Betohem në Atë në duart e të Cilit është shpirti im, unë nuk do të bëjë as më shumë e as më pak se kaq.”

I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) tha: ”Ky beduin ka shpëtuar në qoftë se e thotë të vërtetën.”

Komentuesit thanë për këtë hadith:

”Ai nuk e përmend haxhin sepse ende nuk ishte bërë obligim.”

Bukhari dhe të tjerët kanë transmetuar se Enesi (radijAllahu anhu) ka thënë:

”Ndërsa ne ishim me profetin (salAllahu alejhi ue selem) në xhami, një burrë erdhi në një deve. Ai e bëri deven që të zbres në gjunjë në xhami dhe pastaj e lidhi atë. Pastaj ai tha: ”Kush prej jush është Muhammedi?”

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ishte i mbështetur në mesin e tyre dhe tha: “Ky burrë i bardhë i mbështetur.”

Burri i tha: ”Biri i Abdul-Mutalibit?”

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha atij: ”Unë tashmë tu kam përgjigjur.”

Burri i tha: ”Unë do të pyes dhe do të jem i ashpër në pyetje, prandaj mos u zemëro në mua.”

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha: ”Pyet çfarë të duash.”

Pyetësi tha: ”Pash Zotin tënd dhe Zotin e paraardhësve tuaj, a të ka dërguar Allahu tek të gjithë njerëzit?”