Navigimi

Falënderimi ndaj Allahut

Duaja e namazit istihare

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon:

“Pejgamberi ﷺ na mësonte lutjen e istihare-s për çdo çështje ashtu siç na mësonte një sure të Kuranit. Ai na këshillonte duke thënë: “Nëse ndonjëri çon nëpër mend a vendos për një çështje, le të falë dy rekate namaz nafile dhe, pas namazit, le të thotë:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْتَخِيرُكَ بِعِلْمِكَ، وَأَسْتَقْدِرُكَ بِقُدْرَتِكَ، وَأَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ العَظِيمِ؛ فَإِنَّكَ تَقْدِرُ وَلَا أَقْدِرُ، وَتَعْلَمُ وَلَا أَعْلَمُ، وَأَنْتَ عَلَّامُ الغُيُوبِ، اللَّهُمَّ إِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّ هَذَا الأمْرَ - وَيُسَمِّي حَاجَتَهُ - خَيْرٌ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي – أَوْ قَالَ: عَاجِلِهِ وَآجِلِهِ - فَاقْدُرْهُ لِي وَيَسِّرْهُ لِي ثُمَّ بَارِكْ لِي فِيهِ، وَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّ هَذَا الْأَمْرَ شَرٌّ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي – أَوْ قَالَ: عَاجِلِهِ وَآجِلِهِ – فَاصْرِفْهُ عَنِّي وَاصْرِفْنِي عَنْهُ وَاقْدُرْ لِيَ الْخَيْرَ حَيْثُ كَانَ، ثُمَّ أَرْضِنِي بِهِ.

All-llãhumme innĩ esteḣĩruke bi ’ilmike, we esteḳdiruke bi ḳudratike, we es’eluke min faḍlikel ‘aḍhĩm, fe inneke teḳdiru we lã eḳdiru, we ta’ëlemu we lã a’ëlemu, we Ente ’al-lãmul ġujũb. All-llãhumme in kunte ta’ëlemu enne hãdhel emra - (këtu përmend hallin që ka) - ḣajrun lĩ fĩ dĩnĩ we me’ãshĩ, we ‘ãḳibeti emrĩ, - ’ãxhilihi we ãxhilihĩ, - feḳdurhu lĩ we jessirhu lĩ, thumme bãrik lĩ fĩhi! we in kunte ta’ëlemu enne hãdhel emra sherrun lĩ fĩ dĩnĩ we me’ãshĩ we ’ãkibeti emrĩ, - ’ãxhilihi we ãxhilihi, - faṣrifhu ‘annĩ, waṣrifnĩ ’anhu, wekdur lijel ḣajra ḥajthu kãne, thumme erḍinĩ bihi.

O Allah! Kërkoj të më japësh më të mirën, më të mbarën e më të dobishmen, për shkak se Ti di gjithçka! Kërkoj të ma bësh të mirën të mundur me Fuqinë Tënde! Kërkoj të më dhurosh nga mirësia Jote e madhe, sepse Ti ke fuqi për gjithçka, kurse unë nuk kam mundësi! Ti di çdo gjë, kurse unë nuk di! Ti je Njohësi i të fshehtave! O Allah! Nëse kjo gjë, – dhe përmend gjënë për të cilën bën istihare, – sipas Dijes Tënde, është në të mirën e në dobinë e fesë sime, të jetës sime dhe përfundimit të punëve të mia, – (ose sipas një varianti tjetër: më e mirë për punët e mia të tanishme dhe të mëvonshme), – atëherë ma mundëso, ma bëj mbarë ta realizoj dhe ma bëj të begatshme! E nëse kjo gjë, – përmend gjënë për të cilën bën istihare, – është e dëmshme për fenë time, jetën time dhe përfundimin e punëve të mia, – (ose sipas një varianti tjetër: për punët e mia të tanishme dhe të mëvonshme), – atëherë largoje atë prej meje, dhe ma hiq mendjen prej saj! Më mundëso të mirën kudo qoftë dhe më bëj të kënaqur me të!

Nuk ka për t’u bërë pishman një njeri që i bën lutje istihare Krijuesit, që këshillohet me besimtarët dhe që sigurohet e tregon kujdes në punët e veta, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Këshillohu me ata për çështjet. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu”.

Buhariu. Ali Imran 159.

Duaja e atij që i vështirësiohet ndonjë çështje

اللَّهُمَّ لَا سَهْلَ إِلَّا مَا جَعَلْتَهُ سَهْلًا، وَأَنْتَ تَجْعَلُ الْحَزْنَ إِذَا شِئْتَ سَهْلًا.

All-llãhumme lã sehle il-lã mã xhe’altehu sehlen, we Ente texh’alul ḥazne idhã shi’te sehlã!

O Allah! Asgjë nuk është e lehtë përveç asaj që Ti e bën të lehtë. Ti e bën të vështirën, nëse dëshiron, të lehtë.

Ibn Hibani.

Kur bëjmë ndonjë mëkat

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Nuk ka rob që, mbasi bën ndonjë gjynah, pastrohet mirë (duke marrë abdes ose gusul), ngrihet dhe fal dy rekate namaz, e pastaj i kërkon falje Allahut, e që Allahu të mos ia falë gjynahun.”

Ebu Davudi dhe Tirmidhi (Sahih Ebu Davud).

Kur të ndodhë diçka e papëlqyer apo e papritur

قَدَرُ اللَّهِ وَمَا شَاءَ فَعَلَ.

Ḳaderull-llãhi we mã shãe fe’al

Ky qe kaderi i Allahut. Atë që deshi Ai, e bëri.

Pejgamberi ﷺ thotë: “Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur për Allahun sesa besimtari i dobët, megjithatë te secili prej tyre ka mirësi. Trego interesim për atë që të bën dobi, kërkoji ndihmë Allahut dhe mos u bëj i paaftë! Nëse të godet diçka, mos thuaj: ‘Sikur të kisha bërë kështu, do të bëhej kështu e ashtu’, por thuaj: ‘Ishte kaderi i Allahut. Atë që deshi, e bëri.”

Muslimi

Dhikri për mbrojtjen nga dexhalli

Pejgamberi ﷺ thotë:

“Kushdo që mëson përmendsh dhjetë ajete nga fillimi i sures Kehf, Allahu ka për ta ruajtur prej Dexhalit”. Gjithashtu, t’i lutesh Allahut të të ruaj prej sprovës së Dexhalit pas teshehud-it të fundit dhe para selamit, në çdo namaz”.

Shiko lutjet e namazit para selamit.

Vlera e salavatit mbi pejgamberin Sal-lAllahu 'alejhi ue selem

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Kush bën një herë salavat për mua, Allahu i Lartësuar ka për ta lavdëruar dhjetë herë (tek melekët)”.

“Mos e bëni varrin tim vend feste, ku vini apo grumbulloheni në kohë sezonale të caktuara, por dërgoni salavat-e për mua, sepse salavat-et tuaja më arrijnë kudo që të jeni”.

“Koprrac i madh është ai që, kur unë përmendem në prani të tij, nuk bën salavat për mua” .

“Allahu ka melekë që shëtisin në Tokë dhe më përcjellin selamin e umetit tim”.

“Nuk ka njeri që lutet për selam për mua, e që Allahu të mos ma kthejë shpirtin për t’i kthyer selamin”.

Muslimi. Ebu Davudi dhe Ahmedi (Sahih Ebu Davud). Tirmidhiu (Sahih Xhami). Ebu Davud (Sahih Ebu Davud).

Kërkimi i faljes dhe pendimi

1

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Për Allahun, unë i kërkoj falje Allahut dhe kthehem tek Ai me pendim më shumë se shtatëdhjetë herë në ditë.

“O njerëz, bëni teube tek Allahu, sepse unë bëj teube tek Ai njëqind herë në ditë”.

Buhariu. [Formula e istigfarit dhe teubes: “Estaġfirullãhe we etũbu ilejhi”]. Muslimi dhe Ebu Davudi.

2

أَسْتَغْفِرُ اللَّهَ الْعَظيمَ الَّذِي لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ القَيّوُمُ وَأَتُوبُ إِلَيهِ.

Estaġfirrull-llãhel ‘aḍhĩm el-ledhĩ lã ilãhe il-lã huwel Ḥajjul Ḳajjũmu we etũbu ilejhi.

I kërkoj falje Allahut Madhështor, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar të vërtetë dhe i Cili është i Gjallë, i Përjetshëm, Mbajtësi i gjithçkaje, dhe kthehem me pendim tek Ai, pra atë që thotë kështu, Allahu e fal qoftë edhe nëse ka ikur nga beteja.

“Koha kur Zoti është më afër robit është një e treta e fundit e natës, prandaj përpiqu që në këtë orë të jesh prej atyre që i bëjnë dhikër Allahut.” “Robi është më afër me Zotin e tij, kur është në sexhde, prandaj bëni sa më shumë lutje (kur jeni në këtë gjendje)”. “Ndonjëherë zemra ime mund ta humbë vëmendjen nga dhikri i Allahut, e për këtë arsye unë i kërkoj falje Allahut, çdo ditë, njëqind herë.”

Ebu Davud, Tirmidhiu dhe Hakimi (Sahih Tirmidhi). Tirmidhiu, Nesaiu dhe Hakimi (Sahih Tirmidhi). Muslimi. Muslimi.

Vlera e disa lutjeve

1

سُبْحَانَ اللَّهِ وَبِحَمْدِهِ.

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Kush thotë: “Subḥãnall-llãhi we biḥamdihi!” do t’i fshihen gjynahet, qofshin edhe sa shkuma e detit.”

Buhariu dhe Muslimi

2
10x

لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيْكَ لَهُ، لَهُ الـمُلْكُ، وَلَهُ الـحَمْدُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيءٍ قَدِيرٌ

Lã ilãhe ilall-llãhu waḥdehu lã sherĩke leh, lehul mulku we lehul ḥamdu we huwe ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr.

Kush thotë:

"S’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!”, ka shpërblim si ai që liron nga skllavëria katër vetë prej pasardhësve të Ismailit

Buhariu dhe Muslimi

3

سُبْحَانَ اللَّـهِ وَبِحَمْدِهِ، سُبْحَانَ اللـهِ العَظِيمِ.

Dy fjalë janë të lehta për t’u shqiptuar me gjuhë, të rënda në peshore dhe të dashura tek Mëshiruesi:

(Shpreh lartësimin se) Allahu është i Dëlirë nga të metat, duke e ngritur lart dhe lavdinë e Tij! Allahu i Madhëruar është i Dëlirë nga çdo e metë!

I kërkoj falje Allahut Madhështor, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar të vërtetë dhe i Cili është i Gjallë, i Përjetshëm, Mbajtësi i gjithçkaje, dhe kthehem me pendim tek Ai, pra atë që thotë kështu, Allahu e fal qoftë edhe nëse ka ikur nga beteja.

Buhariu dhe Muslimi

4

Të them: “Subḥãnall-llãh, wel-ḥamdu lil-lãh, we lã ilãhe il-lall-llãh, wall-llãhu ekber”, e dëshiroj më shumë, sesa të kisha gjithçka që kapin rrezet e diellit.

Muslimi

5
100x

Pejgamberi ﷺ tha njëherë: “A nuk keni mundësi të fitoni çdo ditë një mijë të mira?!” Njëri nga ata që ishin ulur me të pyeti: “Si mund të fitosh një mijë të mira?”

Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Duke thënë njëqind herë: ‘Subḥãnall-llãh’, se kështu të shkruhen njëmijë të mira, ose të fshihen njëmijë gjynahe.”

Muslimi

6

سُبْحَانَ اللـهِ العَظِيمِ وَبِحَمْدِهِ

Subḥãnall-llãhil ‘aḍhĩm we biḥamdihi!

Kush thotë: "Allahu i Madhëruar është i dëlirë nga të metat. Lartësoj lavdinë e Tij", i mbillet një pemë në Xhenet.

Tirmidhiu dhe Hakimi (Sahih Xhami dhe Sahih Tirmidhi).

7

Pejgamberi ﷺ i tha sahabiut:

“O Abdullah ibn Kajs! A të tregoj për një thesar të Xhenetit?”

- “Posi, o i Dërguari i Allahut”

– i tha Ibn Kajsi.

Profeti ﷺ i tha: “Thuaj: ‘Lã ḥawle we lã ḳuwwete il-lã bil-lãh'."

Buhariu dhe Muslimi

8
4x

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Shprehjet më të dashura tek Allahu janë katër: “Subḥãnall-llãh, welḥamdu lil-lãh, we lã ilãhe il-lall-llãh, wall-llãhu ekber.” Nuk ka shumë rëndësi renditja e tyre.

Muslimi

9

لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، اللَّهُ أَكْبَرُ كَبِيراً، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ كَثِيراً، سُبْحَانَ اللَّهِ رَبِّ العَالَمِينَ، لَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ

اللَّهُمَّ اغْفِر لِي، وَارْحَـمْنِي، وَاهْدِنِي، وَارْزُقْنِي

Një nomad shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Më mëso ca fjalë, që t’i përmend rregullisht”. Pejgamberi ﷺ iu përgjigj:

“Thuaj: Lã ilãhe il-lall-llãhu waḥdehu lã sherĩke lehu. All-llãhu ekberu kebĩran, welḥamdu lil-lãhi kethĩran, Subḥãnall-llãhi rabbil ‘ãlemĩn, lã ḥawle we lã ḳuwwete il-lã bil-lãhil ’Azĩzil Ḥakĩm."

(Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut, Ai është i vetëm dhe i pashoq. Allahu është më i madhi. Lavdia e shumtë i takon Allahut. I Patëmetë është Allahu, Zoti i botëve. S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për diçka veçse me vullnetin e Allahut, të Gjithëfuqishmit e të Urtit).

Nomadi tha: “Këto janë për të përmendur Zotit tim, po ç’lutje të bëj për veten? Pejgamberi ﷺ iu përgjigj:

“Thuaj: All-llãhummeġfir lĩ, werḥamnĩ, wehdinĩ, werzuḳnĩ."

(O Allah! Më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo!)

Ebu Davudi sjell edhe këtë shtojcë: «Kur beduini u largua, Profeti ﷺ tha: “I mbushi duart me mirësi (me bërjen e këtij dhikri dhe të kësaj lutjeje)”.

Muslimi

10

اللَّهُمَّ اغْفِرِ لِي، وَارْحَمْنِي، وَاهْدِنِي، وَعَافِنِي وَارْزُقْنِي

All-llãhummeġfir lĩ, werḥamnĩ, wehdinĩ, we ‘ãfinĩ, werzuḳnĩ.

Kur dikush bëhej musliman, Pejgamberi ﷺ i mësonte namazin, e pastaj e këshillonte të lutej me këto fjalë:

O Allah! Më fal, më mëshiro, më udhëzo, më ruaj nga të këqijat dhe më furnizo

Në një transmetim tjetër po të Muslimit shtohet se Pejgamberi ﷺ i tha: «Këto fjalë t’i përbmledhin çështjet e jetës tënde të dynjasë dhe të ahiretit».

Muslimi

11

Lutja më e mirë është: “Elḥamdu lil-lãh”, kurse dhikri më i mirë është: Lã ilãhe il-lall-llãh

Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Hakimi (Sahihul Xhami).

12

سُبْحَانَ اللـهِ العَظِيمِ وَبِحَمْدِهِ

Fjalët më të mira, që u mbetet shpërblimi përgjithmonë, janë: “Subḥãnall-llãh, welḥamdu lil-lãh, we lã ilãhe il-lall-llãh, wall-llãhu ekber, we lã ḥawle we lã ḳuwwete il-lã bil-lãh”.

Ahmedi, Nesaiu, Ibn Hibani dhe Hakimi.

Si bënte tesbih Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem

Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon:

“Pashë Pejgamberin ﷺ të numëronte dhikrin me dorën e djathtë.”

Ebu Davudi dhe Tirmidhiu (Sahih Xhami).