Navigimi

Mirësjellja

Përgëzimet për të posalindurit

1

بَارَكَ اللَّهُ لَكَ فِي الْمَوْهُوبِ لَكَ، وَشَكَرْتَ الْوَاهِبَ، وَبَلَغَ أَشُدَّهُ، وَرُزِقْتَ بِرَّهُ.

Bãrakall-llãhu leke fil mewhũbi lek, we shekertel Wãhib, we beleġa eshuddehu, we ruziḳte birr-rrahu.

Allahu ta bëftë të begatë fëmijën që të ka dhuruar. Qofsh falënderues ndaj Dhuruesit. Allahu bëftë që ky fëmijë të arrijë moshën e pjekurisë dhe që të jetë i bindur ndaj teje). Ndërsa prindi e kthen:

2

بَارَكَ اللَّهُ لَكَ وَبَارَكَ عَلَيْكَ، وَجَزَاكَ اللَّهُ خَيْراً، وَرَزَقَكَ اللَّهُ مِثْلَهُ، وَأَجْزَلَ ثَوَابَكَ.

Bãrakall-llãhu leke, we bãrake ‘alejke, we xhezãkall-llãhu ḣajran, we razeḳakall-llãhu mithlehu, we exhzele thewãbek!

Allahu të begatoftë ty, të dhëntë bollëk, Allahu të shpërbleftë me të mira. Allahu të dhëntë edhe ty si kjo mirësi dhe të dhëntë shpërblim të madh.

El-Edhkar i Neveviut.

Përgjegjia e agjëruesit nëse ofendohet

إِنِّي صَائِمٌ، إِنِّي صَائِمٌ.

Innĩ ṣãimun, innĩ ṣãim.

Unë jam agjërues, unë jam agjërues!

Buhariu dhe Muslimi.

Duaja kur teshtin

1

الْحَمْدُ لِلَّهِ.

Elḥamdu lil-lãh!

Pejgamberi ﷺ thotë: Kur teshtini, thoni:

Lavdia i takon Allahut.

2

يَرْحَمُكَ اللَّهُ.

Jerḥamukall-llãh!

Kurse vëllai ose shoku i pranishëm duhet t'i thotë: Të mëshiroftë Allahu!

3

يَهْدِيكُمُ اللَّهُ وَيُصْلِحُ بَالَكُمْ.

Jehdĩkumull-llãhu we juṣliḥ bãlekum.

Nëse i pranishmi pra, i thotë: Jerḥamukall-llãh!, atëherë teshtitësi duhet t’ja kthejë me lutjen:

Allahu ju udhëzoftë dhe ju përmirësoftë gjendjen!

Buhariu.

Ç'duhet të themi jobesimtarëve kur teshtijnë

يَهْدِيكُمُ اللَّهُ وَيُصْلِحُ بَالَكُمْ.

Kur një jobesimtar teshtin dhe thotë: ‘Elḥamdu lil-lãh!’, i thuhet: Jehdĩkumull-llãhu we juṣlih bãlekum.

Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen!

Tirmidhiu (Sahih Ebu Davud).

Duaja e dhëndrrit kur martohet ose kur blen kafshë

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا، وَخَيْرَ مَا جَبَلْتَهَا عَلَيْهِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا، وَشَرِّ مَا جَبَلْتَهَا عَلَيْهِ.

All-llãhumme innĩ es’eluke ḣajrahã, we ḣajra mã xhebeltehã ‘alejhi, we e’ũdhu bike min sherrihã we sherri mã xhebeltehã ‘alejhi.

Pejgamberi ﷺ ka këshilluar që kur dikush martohet, të bëjë këtë lutje: - O Allah! Të lutem ta bësh të mirë e të dobishme për mua dhe të më japësh të mirat që vijnë prej karakterit që Ti i ke dhënë! Të lutem të më mbrosh nga të këqijat që ka kjo (grua) dhe nga të këqijat që vijnë prej karakterit që Ti i ke dhënë!). Po ashtu kur dikush blen një deve, le t’ia kapë me dorë majën e gungës dhe të thotë të njëjtën lutje.

Ebu Davudi dhe Ibn Maxhe (Sahih Ibn Maxhe).

Kur të hidhërohemi

أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ.

E’ũdhu bil-lãhi minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm.

I lutem Allahut të më ruaj nga shejtani i mallkuar.

Buhariu dhe Muslimi.

Kur të shohim ndonjë njeri me të meta

الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي عَافَانِي مِمَّا ابْتَلَاكَ بِهِ، وَفَضَّلَنِي عَلَى كَثِيرٍ مِمَّنْ خَلَقَ تَفْضِيلًا.

Elḥamdu lil-lãhil-ledhĩ ‘ãfãnĩ mim-meb’telãke bihi, we faḍḍalenĩ ‘alã kethĩrin mim-men ḣaleḳa tefḍĩlã.

Lavdia i takon Allahut, i Cili më ka ruajtur nga kjo sprovë që të ka dhënë ty dhe më ka bërë në një gjendje më të mirë se shumë krijesa!

Tirmidhiu (Sahih Tirmidhi).

Dhikri gjatë ndonjë tubimi

100x

رَبِّ اغْفِرْ لِي، وَتُبْ عَلَيَّ، إِنَّكَ أَنْتَ التَّوَّابُ الغَفُورُ.

Rabbiġfir lĩ we tub ‘alejje! Inneke Entet-Tewwãbul Ġafũr!

Ibn Umeri  tregon se, gjatë një kuvendi të vetëm, njerëzit i numëronin Profetit ﷺ të thoshte njëqind herë para se të çohej: -

Zoti im, më fal dhe më prano pendimin! Ti je Pendimpranues dhe Falës i Madh.

Tirmidhiu (Sahih Tirmidhi)

Duaja pas përfundimit të tubimit

سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ وَبِحَمْدِكَ، أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ، أَسْتَغْفِرُكَ وَأَتُوبُ إِلَيْكَ.

Subḥãnekall-llãhumme we biḥamdike. Eshhedu en lã ilãhe il-lã Ente. Estaġfiruke we etũbu ilejke.

I dëlirë nga të metat je Ti, o Allah! Ty të përket lavdia! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje! Ty të kërkoj falje dhe para Teje pendohem!

Në një transmetim të saktë, Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon: “Sa herë që Profeti ﷺ ulej në një kuvend, lexonte Kuran, apo falte ndonjë namaz, e mbyllte me këto fjalë …”.

Ebu Davudi (Sahih Tirmidhi). Shënon Nesaiu në ‘Amelul jeumi uel lejleleti’ dhe në ‘Sunenul Kubra’. Albani thotë se senedi është i saktë (silsile sahiha 7/1/495).

Përgjigja e duasë për faljen e mëkateve

Kur dikush të thotë: (غَفَرَ اللَّهُ لَكَ) Ġaferall-llãhu leke! (Allahu të faltë!), ia kthen: (وَلَكَ) we lek (Edhe ty, gjithashtu!).

Ahmedi dhe Nesaiu në ‹Amelul jeumi uel-lejleti’ shënojnë se, kur Abdullah ibn Serxhisi i tha Pejgamberit: “Gaferall-llãhu lek”, Pejgamberi ia ktheu: “Ue leke”. Hadithi është i saktë.

Duaja për atë i cili ta bën ndonjë të mirë

جَزَاكَ اللهُ خَيْرًا.

Xhezãkall-llãhu ḣajran.

Allahu të shpërbleftë me të mira!

Tirmidhiu (Sahih Xhami).

Duaja për atë që të thotë që të do për hir të Allahut

أَحَبَّكَ الَّذِي أَحْبَبْتَنِي لَهُ.

Eḥabbekel-ledhĩ aḥbebtenĩ lehu!

Të dashtë Ai, për hir të të Cilit më do!

Ebu Davudi (Sahih sunen Ebi Davud).

Duaja për atë që të ofron pasuri

بَارَكَ اللَّهُ لَكَ فِي أَهْلِكَ وَمَالِكَ.

Bãrakall-llãhu leke fĩ ehlike we mãlike!

Allahu të dhëntë bereqet në familjen dhe pasurinë tënde!

Buhariu

Duaja për atë që ta kthen borxhin

بارَكَ اللَّهُ لَكَ فِي أَهْلِكَ وَمَالِكَ، إِنَّمَا جَزَاءُ السَّلَفِ الْحَمْدُ وَالأَدَاءُ.

Bãrakall-llãhu leke fĩ ehlike we mãlike! Innemã xhezãus-selefi elḥamdu wel edãu!

Allahu të begatoftë familjen dhe pasurinë! S’ka dyshim se shpërblimi për huanë është falënderimi dhe shlyerja e plotë!

Nesaiu (Sahih Ibn Maxhe).

Duaja për atë që të thotë Allahu të bekoftë

وَفِيكَ بَارَكَ اللَّهُ.

We fĩke bãrakall-llãhu!

Edhe ty të begatoftë Allahu!

Ibn Sunni.

Vlera e përhapjes së selamit

1

Pejgamberi ﷺ thotë: “Nuk do të hyni në Xhenet pa u bërë besimtarë, dhe nuk mund të bëheni besimtarë të mirë (me iman të plotë) derisa ta doni njëri-tjetrin. A t’ju tregoj diçka që, nëse do ta kryeni, do të duheni mes vete; përhapni përshëndetjen me selam ndërmjet jush”.

Muslimi

2

Amari (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: “Nëse ke tri veti, e përsos imanin: Të gjykosh drejt dhe t’u japësh hakun të tjerëve në gjërat që prekin interesat vetjake, t’u japësh selam të gjithë njerëzve (atyre që i njeh dhe atyre që s’i njeh) dhe të bësh mirë me pasuri edhe kur nuk ke.”

Buhariu, por si thënie të Amarit (Allahu qoftë i kënaqur me të).

3

Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se një burrë pyeti Pejgamberin ﷺ se cilat janë punët më të mira të Islamit: “Pejgamberi ﷺ u përgjigj: të japësh ushqim (nevojtarëve, mysafirëve etj.) dhe t’i japësh selam atij që e njeh dhe atij që s’e njeh.”

Buhariu dhe Muslimi.

Si duhet kthyer selami jobesimtarëve, nëse japin selam

وَعَلَيْكُمْ.

“We ‘alejkum!”.

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse ju japin selam ithtarët e Librit, kthejuani: - Edhe mbi ju.

Buhariu dhe Muslimi.

Duaja që bën për dikë, që mund ta kesh ofenduar

اللَّهُمَّ فَأَيُّمَـا مُؤْمِنٍ سَبَبْتُهُ؛ فَاجْعَلْ ذَلِكَ لَهُ قُرْبَةً إِلَيْكَ يَوْمَ القِيَامَةِ.

All-llãhumme fe ejjumã mu’minin sebebtuhu fexh’al dhãlike lehu ḳurbeten ilejke jewmel ḳijãmeh.

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“O Allah, cilindo besimtar që e kam ofenduar, bëje këtë gjë afrim për të tek Ti Ditën e Gjykimit”.

Buhariu dhe Muslimi, por ky i fundit e sjell kështu: «… bëje këtë gjë pastrim gjynahesh dhe mëshirë për të».

Çfarë duhet të thotë muslimani kur ta lavdërojë muslimanin

1

Pejgamberi ﷺ thotë:

“Nëse ndonjëri patjetër do ta lavdërojë shokun, atëherë le të thotë: Mendoj se filani është kështu e ashtu (p.sh., njeri i mirë), kur e njeh për të tillë, porse Allahu do ta gjykojë punën e tij, ndërsa unë nuk gjykoj prerë përpara Allahut për askënd se ka zemër të pastër dhe se do të ketë përfundim të mirë.”

2

وَاللَّهُ حَسِيبُهُ وَلَا أُزَكِّي عَلَى اللَّهِ أَحَدًا.

(Wall-llãhu ḥasĩbuhu we lã uzekkĩ ‘alall-llãhi eḥadã).

[Kur lavdërojmë dikë, duhet të themi dhikrin në arabisht të shënuar më lart ndërmjet kllapave, ose kuptimin e tij në shqip të shënuar më lart me shkrim të pjerrët].

Muslimi

Çfarë duhet të thotë muslimani kur e lavdëron dikush

اللَّهُمَّ لَا تُؤَاخِذْنِي بِمَا يَقُولُونَ، وَاغْفِرْ لِي مَا لَا يَعْلَمُونَ، [وَاجْعَلْنِي خَيْرًا مِمَّا يَظُّنُّونَ].

All-llãhumme lã tuãḣidhnĩ bimã jeḳũlũn, weġfir lĩ mã lã ja’ëlemũn, wexh’alnĩ ḣajran mimmã jeḍhunnũn!

O Allah, mos më dëno për lavdërimet që më bëjnë. M’i fal gjynahet që ata nuk i dinë! Më bëj më të mirë sesa mendojnë ata!

Buhariu shënon në Edebul Mufred se shokët e Pejgamberit ﷺ në një rast të tillë thonin lutjen e mësipërme. Porse fjalia e fundit është një shtojcë që e sjell Bejhakiu, nga një rrugë tjetër, si lutje që e bënin disa nga të parët e umetit.