Navigimi

Kur të fryn era e fortë

1

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا.

All-llãhumme innĩ es’eluke ḣajrahã, we e’ũdhu bike min sherrihã.

O Allah, të lutem të më japësh të mirën që sjell kjo erë dhe të më ruash nga e keqja që ajo sjell.

Ebu Davudi dhe Ibn Maxhe (Sahih Ibn Maxhe).

2

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا، وَخَيْرَ مَا فِيهَا، وَخَيْرَ مَا أُرْسِلَتْ بِهِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا، وَشَرِّ مَا فِيهَا، وَشَرِّ مَا أُرْسِلَتْ بِهِ.

All-llãhumme innĩ es’eluke ḣajrahã we ḣajra mã fĩhã we ḣajra mã ursilet bihi, we e’ũdhu bike min sherrihã we sherri mã fĩhã, we sherri mã ursilet bihi.

O Allah, të lutem të më japësh të mirën e kësaj ere, të mirën që ajo përmban dhe të mirën për të cilën ajo është dërguar! Të lutem të më mbrosh nga e keqja e kësaj ere, e keqja që ajo përmban dhe e keqja për të cilën ajo është dërguar!

Buhariu dhe Muslimi.

Duaja kur murmuron

سُبْحَانَ الَّذِي يُسَبِّحُ الرَّعْدُ بِحَمْدِهِ وَالْمَلَائِكةُ مِنْ خِيفَتِه.

Subḥãnel-ledhĩ jusebbiḥu err-rra’ëdu biḥamdihi wel melãiketu min ḣĩfetihi!

Pa të meta është Ai që e madhëron dhe i bën lavdi bubullima, por edhe melekët, nga frika prej Tij.

Abdullah ibn Zubejri, kur dëgjonte bubullimën, e ndërpriste bisedën, dhe thoshte: “Subḥanel-ledhi juseb-biḥu err-rra’du…”. Shënohet në el Muvata’. Albani thotë se senedi i këtij transmetimi është i saktë, por si dëshmi nga Abdullah Ibn Zubejri (meukuf).

Duaja për kërkimin e shiut

1

اللَّهُمَّ أَسْقِنَا غَيْثًا مُغِيثًا مَرِيئًا مَرِيعًا، نَافِعًا، غَيْرَ ضَارٍّ، عَاجِلًا غَيْرَ آجِلٍ.

All-llãhumme esḳinã ġajthen muġĩthen, merĩen, merĩ’an, nãfi’an ġajra ḍãrr, ‘ãxhilen ġajra ãxhilin!

O Allah, të lutem na lësho shi ndihmues, të këndshëm, prodhues, të dobishëm e jo të dëmshëm, të menjëhershëm e jo të vonuar!

Ebu Davudi (Sahih Ebu Davud).

2

اللَّهُمَّ اسْقِ عِبَادَكَ، وَبَهَائِمَكَ، وَانْشُرْ رَحْمَتَكَ، وَأَحْيِي بَلَدَكَ الْمَيِّتَ.

All-llãhumme’sḳi ‘ibãdeke we behãimeke wenshur raḥmeteke, we aḥjĩ beledekel mejjit!

O Allah, begatoji me ujë robërit e Tu dhe gjallesat e Tua! Shpërndaje mëshirën Tënde dhe gjallëroje këtë vend Tëndin të vdekur!

Ebu Davudi (Sahih Ebu Davud).

3

اللَّهُمَّ أَغِثْنَا، اللَّهُمَّ أَغِثْنَا، اللَّهُمَّ أَغِثْنَا.

All-llãhumme eġithnã, All-llãhumme eġithnã, All-llãhumme eġithnã!

O Allah, na zbrit shi! O Allah, na zbrit shi! O Allah, na zbrit shi!

Buhariu dhe Muslimi.

Duaja kur të bie shiu

اللَّهُمَّ صَيِّبًا نَافِعًا

All-llãhumme ṣajjiben nãfi’ã!

O Allah, bëje shi të dobishëm!

Buhariu

Duaja pasi të bie shiu

مُطِرْنَا بِفَضْلِ اللَّهِ وَرَحْمَتِهِ.

Muṭirnã bi faḍlil-lãhi we raḥmetihi.

Reshjet e shiut ranë me mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij.

Buhari dhe Muslimi.

Duaja kundër vërshimit

اللَّهُمَّ حَوَالَيْنَا وَلَا عَلَيْنَا، اللَّهُمَّ عَلَى الآكَامِ وَالظِّرَابِ، وَبُطُونِ الْأَوْدِيَةِ، وَمَنَابِتِ الشَّجَرِ.

All-llãhumme ḥawãlejnã we lã ‘alejnã. All-llãhumme ‘alel ãkãmi weḍh-ḍhirãbi we buṭũnil ewdijeti we menãbitish-shexher!

O Allah, rreth nesh (lëshoje shiun) dhe jo mbi ne! O Allah, ktheje shiun kodrinave dhe bregoreve, luginave dhe kullotave!

Buhariu dhe Muslimi.

Kur të shihet hëna e re

اللَّهُ أَكْبَرُ، اللَّهُمَّ أَهِلَّهُ عَلَيْنَا بِالْأَمْنِ وَالْإِيمَانِ، وَالسَّلَامَةِ وَالْإِسْلَامِ، وَالتَّوْفِيقِ لِمَا تُحِبُّ رَبَّنَا وَتَرْضَى، رَبُّنَا وَرَبُّكَ اللَّهُ.

All-llãhu ekber, All-llãhumme ehil-lehu ‘alejnã bil emni wel ĩmãn, wes-selãmeti wel islãm, [wet-tewfĩḳi limã tuḥibbu Rabbenã we terḍã], Rabbunã we rabbukall-llãhu.

Allahu është më i madhi. O Allah! Bëj që dalja e kësaj hëne mbi ne të shoqërohet me siguri, vazhdimësi në iman, shpëtim nga çdo e keqe e dëmtim, islam (nënshtrim) të vazhdueshëm ndaj Teje [dhe mbarësi për atë që Zoti ynë e do dhe e pëlqen!] Zoti ynë dhe Zoti yt (o hënë) është Allahu!

Tirmidhiu dhe Darimiu (Sahih Tirmidhi).

Duaja kur shohim pemën e parë të posapjekur

اللَّهُمَّ بَارِكْ لَنَا فِي ثَمَرِنَا، وَبَارِكْ لَنَا فِي مَدِينَتِنَا، وَبَارِكْ لَنَا فِي صَاعِنَا، وَبَارِكْ لَنَا فِي مُدِّنَا.

All-llãhumme bãrik lenã fĩ themerinã, we bãrik lenã fĩ medĩnetinã, we bãrik lenã fĩ ṣã’inã, we bãrik lenã fĩ muddinã.

O Allah! Begatoji frutat tona, begatoje vendin tonë, begatoje sa-in tonë, begatoje mudd-in tonë.

Muslimi.

Ç'duhet thëne kur të këndon gjeli dhe pëllet gomari

1

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ

All-llãhumme innĩ es’eluke min faḍlik!

Pejgamberi ﷺ thotë:

“Kur të dëgjoni gjelin duke kënduar, luteni Allahun që t’ju japë nga mirësitë e Tij, sepse gjeli ka parë një melek."

Buhariu dhe Muslimi

2

أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيطَانِ الرَّجِيمِ

E’ũdhu bil-lãhi minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm

Ndërsa kur të dëgjoni gomarin duke pëllitur, kërkoni mbrojtje tek Allahu nga shejtani sepse gomari ka parë një shejtan.

Buhariu dhe Muslimi

Ç'duhet thënë kur lehin qentë natën

Pejgamberi ﷺ thotë:

“Kur të dëgjoni natën qentë duke lehur dhe gomerët duke pëllitur, lutjuni Allahut t’ju ruajë prej shejtanit, sepse ata shohin atë që ju nuk e shihni"

Ebu Davudi dhe Ahmedi