Navigimi

Shtepia dhe Familja

Duaja kur të veshim rrobat

1

الْحَمْدُ للَّهِ الَّذِي كَسَانِي هَذَا الثَّوْبَ وَرَزَقَنِيهِ مِنْ غَيْرِ حَوْلٍ مِنِّي وَلَا قُوَّةٍ.

Elḥamdu lil-lãhil-ledhĩ kesãnĩ hãdhã (eth-thewbe) we razeḳanĩhi min ġajri ḥawlin minnĩ we lã ḳuwweh.

Lavdia i takon Allahut, i Cili më mundësoi të vesh këtë rrobë dhe më furnizoi me të, pa lëvizje dhe pa fuqi nga ana ime.

Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe. Albani e vlerëson si hadith të mirë.

Duaja kur të veshim rroba të reja

اللَّهُمَّ لَكَ الْحَمْدُ أَنْتَ كَسَوْتَنِيهِ، أَسْأَلُكَ مِنْ خَيْرِهِ وَخَيْرِ مَا صُنِعَ لَهُ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهِ وَشَرِّ مَا صُنِعَ لَهُ.

All-llãhumme lekel-ḥamdu Ente kesewtenĩhi, es’eluke min ḣajrihi we ḣajri ma ṣuni’a lehu, we e’ũdhu bike min sherrihi we sherri mã ṣuni’a lehu.

O Allah! Ty të takon lavdia! Ti më bëre rrizk këtë veshje. Të kërkoj të ma bësh të dobishme dhe të më mundësosh përdorimin e saj në të mirën për të cilën është prodhuar! Kërkoj të më mbrosh nga sherri i saj dhe nga përdorimi i saj për gjynahe!

Ebu Davudi (Muhtesar Shemail).

Duaja për tjetrin kur vesh rroba të reja

1

تُبْلِي وَيُخْلِفُ اللَّهُ تَعَالَى.

Tublĩ we juḣlifull-llãhu te’ãlã.

Allahu të dhëntë jetëgjatësi në të mirë), që kjo rrobë të vjetërohet dhe të ta zëvendësojë Allahu i Lartësuar me të tjera.

Ebu Davudi (Sahih Ebu Davud).

2

اِلْبِسْ جَدِيدًا وَعِشْ حَمِيدًا وَمُتْ شَهِيدًا.

Ilbis xhedĩden, we ‘ish ḥamĩden, we mut shehĩden.

Veshç gjithmonë të reja, jetofsh i nderuar dhe vdeksh si dëshmor!

Ibn Maxhe (Sahih Ibn Maxhe).

Kur e zhveshim rroben

بِسْمِ اللَّهِ.

Bismil-lãh.

Me emrin e Allahut.

Para se të hyjmë në tualet

بِسْمِ اللَّهِ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْخُبْثِ وَالْخَبائِثِ.

Bismil-lãh, All-llãhumme innĩ e’ũdhu bike minel-ḣubuthi wel-ḣabãith.

Me emrin e Allahut. O Allah! Të lutem më mbroj nga shejtanët dhe shejtanet!

Buhariu dhe Muslimi.

Pasi të dalim nga tualeti

غُفْرَانَكَ.

Ġufrãneke

Kërkoj faljen Tënde, o Zot!

Tirmidhiu (Sahih Sunen Ebi Davud).

Kur të dalim nga shtëpia

1

بِسْمِ اللَّهِ، تَوَكَّلْتُ عَلى اللَّهِ، وَلَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ.

Bismil-lãh, tewekkeltu ‘alall-llãhi we lã ḥawle we lã ḳuwwete il-lã bil-lãh.

Në emër të Allahut! Jam mbështetur tek Allahu! S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe s’ka fuqi për asgjë veçse me ndihmën e Allahut.

Ebu Davudi dhe Tirmidhiu (Sahih Tirmidhi).

2

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أَضِلَّ، أَوْ أُضَلَّ، أَوْ أَزِلَّ، أَوْ أُزَلَّ، أَوْ أَظْلِمَ، أَوْ أُظْلَمَ، أَوْ أَجْهَلَ، أَوْ يُجْهَلَ عَلَيَّ.

All-llãhumme innĩ e’ũdhu bike en eḍil-le ew uḍal-le, ew ezil-le ew uzel-le, ew eḍhlime ew uḍhleme, ew exhhele ew juxhhele ‘alejje.

O Allah! Më ruaj që të mos bie në humbje dhe të mos më çojë ndokush në humbje; që të mos gabohem dhe të mos më gabojë kush; që të mos dëmtoj ndokënd dhe të mos më dëmtojë kush; që të mos sillem keq me askënd dhe të mos sillet keq askush me mua!

Katër sunenet (Sahih Tirmidhi).

Kur të hyjmë në shtëpi

بِسْمِ اللَّهِ وَلَجْنَا، وَبِسْمِ اللَّهِ خَرَجْنَا، وَعَلَى اللَّهِ رَبِّنَا تَوَكَّلْنَا.

Bismil-lãhi welexh’nã, we bismil-lãhi ḣaraxh’nã we ‘alall-llãhi rabbinã tewekkelnã.

Pejgamberi ﷺ thotë: “Kur burri hyn në shtëpi, le të thotë:

Me emrin e Allahut hyjmë në shtëpi e po me emrin e Tij dalim, dhe Allahut, Zotit tonë, iu mbështetëm!”. Pastaj le t’i japë selam familjes së vet.

Por kur hyjmë në shtëpi, themi: «Bismilah», sepse në një hadith tjetër të saktë, Pejgamberi ﷺ thotë: “Kur njeriu hyn në shtëpinë e vet dhe përmend Allahun teksa hyn dhe kur fillon ushqimin, shejtani u thotë vëllezërve, ndihmësave dhe shokëve të tij po prej shejtanëve: ‘Këtë natë nuk keni as vend për të ndenjur dhe as darkë!»

Ebu Davudi. Sipas Ibn Bazit senedi është i mirë. Muslimi

Duaja për largimin e shejtanit dhe vesveseve të tij

أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيطَانِ الرَّجِيمِ.

E’ũdhu bil-lãhi minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm.

T’i lutemi Allahut të na mbrojë nga shejtani, duke thënë:
Të thërrasim ezanin. Të bëjmë dhikrin ditor dhe të lexojmë Kuran.

Pejgamberi ﷺ thotë: “Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza, sepse shejtani largohet nga ajo shtëpi, ku lexohet sureja El-Bekare”. (Muslimi). Nga gjërat që e largojnë shejtanin është edhe dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes; dhikri para gjumit dhe kur ngrihesh prej tij; dhikri i hyrjes në shtëpi dhe daljes prej saj; dhikri i hyrjes në xhami dhe daljes prej saj; por edhe dhikret e tjera të ligjshme, si: leximi i Kuranit, leximi i Ajetit Kursi, leximi i dy ajeteve të fundit të sures el Bekare. Po ashtu, ai që thotë “Lã ilãhe il-lallãhu waḥdehû lã sherîke lehu, lehul mulku we lehul ḥamdu we huwe ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr” (njëqind herë) është i mbrojtur nga shejtani gjatë gjithë ditës. Po kështu, ezani e largon shejtanin.

Ebu Davudi (Sahih Tirmidhi). Shih dhe ajetet 98-99 të sures El-Mu’minun. Buhariu dhe Muslimi.

Duaja për të posamartuarit

بَارَكَ اللَّهُ لَكَ، وَبَارَكَ عَلَيْكَ، وَجَمَعَ بَيْنَكُمَا فِي خَيْرٍ.

Bãrakall-llãhu leke we bãrake ‘alejke we xheme’a bejnekumã fĩ ḣajr!

Allahu të begatoftë me këtë grua, të dhëntë bollëk për ta mbajtur e ushqyer, dhe ju bashkoftë të dy në të mirë!

Ebu Davudi (Sahih Tirmidhi).

Duaja para marrdhënieve intime

بِسْمِ اللَّـهِ، اللَّهُمَّ جَنِّـبْنَا الشَّيْطَانَ، وَجَنِّبِ الشَّيْطَانَ مَا رَزَقْتَنَا.

Bismil-lãh! All-llãhumme xhennibnã esh-shejṭãne, we xhennibish- shejṭãne mã razeḳtena.

Me emrin e Allahut, o Allah! Largoje shejtanin nga ne dhe largoje edhe nga fëmija që Ti na e bën rrizk!

Buhariu dhe Muslimi.

Duaja e atij që frikësohet se mos po merr mësysh dikë

Pejgamberi ﷺ thotë:

“Kur ndonjëri prej jush sheh tek vëllai i tij, ose vetvetja, ose pasuria e tij, diçka që i pëlqen, le të bëjë lutje për bereqet (اللَّهُمَّ بَارِك عَلَيْهِ) – “All-llãhumme barik ‘alejhi!” (O Allah, begatoje atë dhe shtoja të mirat!) – pasi mësyshi është hak.

Ahmedi, Ibn Maxhe dhe Maliku (Sahih Ibn Maxhe).

Çfarë thuhet për largimin e kurtheve të shejtanit

أَعُوذُ بكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ الَّتِي لَا يُجَاوِزُهُنَّ بَرٌّ وَلَا فَاجِرٌ: مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ، وَبَرَأَ وَذَرَأَ، وَمِنْ شَرِّ مَا يَنْزِلُ مِنَ السَّمَاءِ، وَمِنْ شَرِّ مَا يَعْرُجُ فيهَا، وَمِنْ شَرِّ مَا ذَرَأَ فِي الْأَرْضِ، وَمِنْ شَرِّ مَا يَخْرُجُ مِنْهَا، وَمِنْ شَرِّ فِتَنِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ، وَمِنْ شَرِّ كُلِّ طَارِقٍ إِلَّا طَارِقًا يَطْرُقُ بِخَيْرٍ يَا رَحْمَنُ.

E’ũdhu bi kelimãtil-lãhit-tãmmãtil-letĩ lã juxhãwizuhunne berrun, we lã fãxhirun min sherri mã ḣaleḳa, we berae, we dherae, we min sherri mã jenzilu mines-semãi, we min sherri mã ja’ëruxhu fĩhã, we min sherri mã dherae fil erḍi, we min sherri mã jeḣruxhu minhã, we min sherri fitenil-lejli wen-nehãri, we min sherri kul-li ṭãriḳin, il-lã ṭãriḳan jeṭruḳu bi ḣajrin, jã Rahmãn.

Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut, të cilat nuk i kalojnë dot as të mirët as të këqijtë, nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar, nga sherri i gjithçkaje që zbret nga qielli (dënimeve), nga sherri i gjithçkaje që ngjitet në të (punëve të këqija që sjellin dënim), nga sherri i çdo krijese mbi sipërfaqen e tokës, nga sherri i çdo gjëje që del prej nëntoke, nga sherri i sprovave të natës dhe të ditës, nga sherri i çdo ndodhie, përveç një ndodhie që vjen me të mirë, o Mëshirues!

Ahmedi dhe Ibn Sunni.

Disa punë të mira dhe rregulla të përgjithshme

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Kur të fillojë të erret, mbajini fëmijët të mos dalin nga shtëpia, sepse shejtanët (xhindët) përhapen në këtë kohë. Më pas, kur të kalojë njëfarë kohe prej natës, lërini të dalin. Mbyllini dyert, duke përmendur emrin e Allahut (Bismilãh), sepse shejtani nuk mund të hapë një derë të mbyllur. Lidhini grykat e calikëve, duke përmendur emrin e Allahut. Mbulojini enët, duke përmendur emrin e Allahut, qoftë edhe duke vendosur për së gjeri mbi enë diçka (si shkop etj.). Fikni kandilët (qirinjtë etj.).

Buhariu dhe Muslimi.