Duaja e agjëruesit kur bën iftar
ذَهَبَ الظَّمَأُ وَابْتَلَّتِ العُرُوقُ، وَثَبَتَ الْأَجْرُ إِنْ شَاءَ اللَّهُ.
Dhehebeḍh-ḍhameu webtel-letil ‘urũḳu we thebetel exhru in-shã-All-llãh.
Shkoi etja, arriti uji në damarët e gjakut dhe u arrit shpërblimi, në dashtë Allahu!
Ebu Davud (Sahih Xhami).
اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ بِرَحْمَتِكَ الَّتِي وَسِعَتْ كُلَّ شَيْءٍ أَنْ تَغْفِرَ لِي.
All-llãhumme innĩ es’eluke bi raḥmetikel-letĩ wesi’at kul-le shej’in en teġfira lĩ.
O Allah, të lutem me mëshirën Tënde e cila ka përfshirë çdo gjë, që të më falësh.
Ibn Maxhe.
Këtë lutje e bënte Abdullah Ibn Amri kur çelte iftarin. Ibn Haxheri në ‘tahrixhul edhkar’ e quan transmetim të mirë.
Duaja para ushqimit
بِسْمِ اللَّـهِ.
Bismil-lãh.
Me emrin e Allahut
بِسْمِ اللَّهِ فِي أَوَّلِهِ وَآخِرِهِ.
Bismil-lãhi, fĩ ewwelihi we ãḣirihi!
Nëse ndonjëri harron të përmendë emrin e Allahut në fillim të ushqimit, le të thotë:
Me emrin e Allahut, në fillim dhe në fund të ushqimit!
اللَّهُمَّ بَارِكْ لَنَا فِيهِ وَأَطْعِمْنَا خَيْرًا مِنْهُ.
All-llãhumme bãrik lenã fĩhi we eṭ’imnã ḣajran minhu!
O Allah! Na e begato këtë ushqim dhe na jep diçka më të mirë se ky!
اللَّهُمَّ بَارِكْ لَـنَا فِيْهِ، وَزِدْنَا مِنْهُ
All-llãhumme bãrik lenã fĩhi we zidnã minhu!
O Allah! Na e bëj të begatshëm dhe na e shto!
Tirmidhiu (Sahih Tirmidhi)
Duaja pas ushqimit
الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي أَطْعَمَنِي هَذَا، وَرَزَقَنِيهِ، مِنْ غَيْرِ حَوْلٍ مِنِّي وَلَا قُوَّةٍ.
Elḥamdu lil-lãhil-ledhĩ eṭ’amenĩ hãdhã we razeḳanĩhi min ġajri ḥawlin minnĩ we lã ḳuwweh!
Lavdia i takon Allahut, i Cili më ushqeu dhe më furnizoi me këtë ushqim, pa asnjë manovrim nga unë dhe pa aspak fuqi të timen!
Ebu Davudi (Sahih Tirmidhi).
الْحَمْدُ لِلَّهِ حَمْدًا كَثِيرًا طَيِّبًا مُبَارَكًا فِيهِ، غَيْرَ [مَكْفِيٍّ وَلَا] مُوَدَّعٍ، وَلَا مُسْتَغْنًى عَنْهُ رَبَّنَا.
Elḥamdu lil-lãhi ḥamden kethĩran ṭajjiben mubãraken fĩhi, ġajra mekfijjin we lã muwedde’in, we lã musteġnen ‘anhu Rabbenã.
Lavdia i takon Allahut! Atij i bëjmë shumë lavdi të dëlira (pa syfaqësi) dhe të bekuara (të vazhdueshme)! Këto lavdi nuk mjaftojnë për t’i bërë lavdi si duhet Allahut, por megjithëkëtë ne nuk kemi për t’i lënë ato. Ne do të kemi nevojë për t’i bërë lavdi Allahut në vazhdimësi e në çdo gjendje. O Zoti ynë, pranoje lavdërimin tonë.
Buhariu
Duaja e mysafirit për nikoçirin
اللَّهُمَّ بَارِكْ لَهُمْ فِيمَا رَزَقْتَهُم، وَاغْفِرْ لَهُمْ وَارْحَمْهُمْ.
All-llãhumme bãrik lehum fĩ-mã razeḳtehum weġfir lehum, werḥamhum.
O Allah! Bëje të begatshëm rrizkun (furnizimin) që u ke dhënë, fali dhe mëshiroji.
Muslimi
Duaja për atë që të jep ushqim apo ujë
اللَّهُمَّ أَطْعِمْ مَنْ أَطْعَمَنِي، وَاسْقِ مَنْ سَقَانِي.
All-llãhumme eṭ’im men eṭ’amenĩ, wesḳi men seḳãnĩ.
O Allah! Ushqeje atë që më jep ushqim dhe jepi të pijë atij që më jep mua të pi.
Muslimi
Duaja kur bëjmë iftar tek ndonjë familje
أَفْطَرَ عِنْدَكُمُ الصَّائِمُونَ، وَأَكَلَ طَعَامَكُمُ الْأَبْرَارُ، وَصَلَّتْ عَلَيْكُمُ الْمَلَائِكَةُ.
Efṭara ‘indekumuṣ-ṣãimũne we ekele ṭa’ãmekumul ebrãru, we ṣal-let ‘alejkumul melãikeh.
Bëfshin iftar te ju agjëruesit, ushqimin tuaj e ngrënshin njerëzit e mirë dhe për ju bëfshin lutje melekët.
Ebu Davudi (Sahih Ebi Davud) dhe Nesaiu në «amelul jeumi uel-lejli».
Duaja e agjëruesit kur i ofrohet ushqimi dhe nuk ha
Pejgamberi ﷺ thotë:
“Kur ndonjëri ftohet (për të ngrënë ushqim), le t’i përgjigjet ftesës. Nëse është agjërues, le të bëjë lutje për atë që ka shtruar ushqimin, e nëse nuk është agjërues, le të hajë ushqim”.
Muslimi